Historiani shpalos shkrimin e Thaçit nga viti 1992: Angazhim i dyfishtë si intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Historiani shpalos shkrimin e Thaçit nga viti 1992: Angazhim i dyfishtë si intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare

    Insajderi
    23 September 2025 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Historiani nga Universiteti i Zagrebit, Besim Qeriqi, ka rikujtuar një shkrim të vitit 1992 të Hashim Thaçit, të titulluar “Afrim Zhitia, ylli i pashuar i lirisë”. Sipas Qeriqit, ky tekst nuk është vetëm një dokument i kohës, por një dëshmi e përpjekjeve për liri dhe e përkushtimit politik të autorit në atë periudhë.

    Thaçi, atëherë 24 vjeç dhe i angazhuar në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës (LRPK), e portretizon Afrim Zhitinë si simbol të rezistencës dhe të sakrificës. Në shkrim përmenden edhe bashkëveprimtarët e tij, Fahri Fazliu dhe Fadil Vata, të cilët, sipas Qeriqit, zënë një vend të veçantë në narrativën e rezistencës së asaj kohe, shkruan Insajderi.

    Historiani thekson se Zhitia dhe Vata kishin hartuar plane për rezistencë gjatë kohës së burgut, ndërsa veprimtaria e Zhitisë dhe Fazliut u kurorëzua me përplasjen e armatosur të 2 nëntorit 1989, ku ata ranë. Sipas Qeriqit, shkrimi i Thaçit përmban edhe një dimension mobilizues politik, me synimin për të frymëzuar vazhdimin e përpjekjeve kundër regjimit serb.

    “​Gjykuar nga perspektiva e sotme, emrat e tyre janë tashmë të gdhendur në kujtesën e përbashkët kombëtare; të tre janë të shpallur heroj të Kosovës. Titulli më i lartë që u jepet personaliteteve që kanë dëshmuar trimëri dhe sakrificë të jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës.

    Megjithatë, situata ishte krejt ndryshe 33 vjet më parë, kur është shkruar ky shkrim. Fare pak njerëz kishin njohuri për arsyet e burgosjes dhe veprimtarinë e tyre të fshehtë. Në këtë kontekst, publikimi i këtij shkrimi nga Thaçi, i përfshirë prej kohësh në lëvizjen ilegale, dëshmon angazhimin e tij të dyfishtë si intelektual dhe si veprimtar i çështjes kombëtare“, deklaron historiani. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark