77 vjeçari që vdiq në aksidentin në Kaçanik ishte veteran i UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    77 vjeçari që vdiq në aksidentin në Kaçanik ishte veteran i UÇK-së

    Insajderi
    24 September 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra pas një aksidenti mes dy makinave në Kaçanik.

    Drejtuesi i njërit prej automjeteve nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Aty ka humbur jetën Selman Luzha.

    Viktima ka qenë nga fshati Begracë, dhe ishte veteran i UÇK-së.

    Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe një grua, drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj.

    “Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin 24-orësh policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark