Dy vjet pas sulmit në Banjskë, ambasada britanike kërkon që Radoiçiq të dalë para drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vjet pas sulmit në Banjskë, ambasada britanike kërkon që Radoiçiq të dalë para drejtësisë

    Insajderi
    24 September 2025 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot shënohet dyvjetori i sulmit terrorist në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Dy vjet pas sulmit terrorist, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar duke shkruar se sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit të tmerrshëm në Banjskë.

    Në një deklaratë publike, ambasada britanike thekson se kjo ditë është një kujtesë e dhimbshme për jetën e humbur dhe një thirrje për drejtësi.

    “Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit,” thuhet në reagimin e ambasadës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark