Ambasada gjermane: Dy vjet nga sulmi në Banjska, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada gjermane: Dy vjet nga sulmi në Banjska, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi

    Insajderi
    24 September 2025 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në përvjetorin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist në Banjska ka thënë se Milan Radoiçiq, kryeterroristi i sulmit, vazhdon të bredh i lirë nëpër Serbi.

    “Dy vjet që nga sulmi i tmerrshëm në Banjska, megjithatë, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit, Radoičić, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi”, thuhet në reagimin e ambasadës, shkruan Insajderi.

    “Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi”, vijon reagimi.

    “Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, përfundon reagimi i ambasadës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark