Uran Ismaili fton qytetarët t’i shohin zgjidhjet e tij për lagjet e Prishtinës, ky është linku i platformës - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili fton qytetarët t’i shohin zgjidhjet e tij për lagjet e Prishtinës, ky është linku i platformës

    Insajderi
    24 September 2025 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i shoqëruar nga një pjesë e ekipit të tij, ka vazhduar sot shpërndarjen e numrit të pestë të gazetës javore “Koha për Prishtinën”, në lagjen Bregu i Diellit. Ky numër është më i veçantë se të mëparshmit, pasi përmban 8 faqe – dyfishin e formateve të deritanishme – dhe i kushtohet kryesisht zgjidhjeve specifike për lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit.

    Urani ka ftuar qytetarët ta vizitojnë këtë link për të parë zgjidhjet e tij konkrete për secilën lagje: https://kohaperprishtinen.com/wp-content/uploads/2025/09/gazeta-javore-5.pdf 

    Në këtë edicion janë trajtuar pesë lagje e fshatra: Dardania, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Hajvalia dhe Bardhoshi. Për secilën prej tyre janë paraqitur projektet identifikuese dhe zgjidhjet konkrete që kanë dalë nga nevojat e banorëve, të diskutuara drejtpërdrejt me Uran Ismailin gjatë takimeve në terren.

    Përveç pesë zgjidhjeve kryesore për një Prishtinë funksionale – zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, kthimin e hapësirave publike nga betoni te komuniteti dhe Prishtinën e së ardhmes – ky numër i gazetës vendos theksin te kërkesat dhe problemet specifike të lagjeve.

    Në Dardani, plani parasheh parkingje nëntokësore dhe qendër komunitare; në Hajvali, ndërtimin e unazës rrugore dhe çerdhes së re; në Bregun e Diellit, renovimin e platove dhe zgjerimin e ngrohjes së qytetit; në Kodrën e Trimave, projekte për parqe të reja dhe infrastrukturë më funksionale; dhe në Bardhosh, krijimin e qendrës multifunksionale dhe mbështetje për zhvillim rural. Linku i postimit: https://www.facebook.com/share/p/1CeJnGU62E/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark