
Tifo-grupi, “Plisat” u tha mbrëmë se i ka dalë në mbështetje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Kjo pasi ky i fundit ka publikuar një video nga takimi me “Plisat” në parkun e Gërmisë.
Aty u dëgjua duke pyetur Rama: A ecim edhe katër përpara?
“Mirëmbrëma Prishtinë, jam këtu në Gërmi, me zemrat e Prishtinës, me zemrat e mia, Plisat, me ma të mirët. A ecim edhe katër përpara. Ju dua”, tha Rama në një video në rrjetin social Facebook.
Plisat pas kësaj kanë dal me reagim, duke thënë se nuk do jenë pjesë e asnjë fushate politike apo të ndonjë partie.
Duke quajtur përpjekjet për t’i përfshirë në politik si të papranueshme.
“Tifozët “Plisat” nuk janë dhe as nuk do të jenë pjesë e asnjë fushate politike apo të ndonjë partie. Ne kemi qenë dhe do të mbetemi gjithmonë vetëm tifozë të KF Prishtinës, pa asnjë lidhje me subjektet politike. Çdo përpjekje për të na përfshirë në agjenda jashtë sportit është e pavërtetë dhe e papranueshme. “Plisat” i përkasin tribunës dhe qytetit – jo politikës”, thuhet aty.