Loredana flet pas lajmeve për largimin nga programi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Loredana flet pas lajmeve për largimin nga programi

    Insajderi
    24 September 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej dy ditësh, mediat dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer me lajmin se Loredana Brati nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve, një rol që kishte fituar vëmendje dhe simpatinë e shikuesve. Mungesa e saj në program u pa menjëherë si një boshllëk i dukshëm në dinamikën e spektaklit, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi arsyet e largimit.

    Megjithëse produksioni nuk ka bërë një sqarim zyrtar, portale të ndryshme publikuan lajme se vendimi lidhet me një marrëdhënie të mundshme mes Loredanës dhe konkurrentit Kejsi Hyseni. Kjo hipotezë u përhap me shpejtësi në rrjet, duke u shoqëruar me komente të shumta dhe duke ngritur thashetheme që cënuan figurën e saj publike.

    Pas gjithë këtyre zërave, Loredana ka vendosur të reagojë fuqishëm përmes dy postimeve në Instastory, ku nuk i ka kursyer fjalët ndaj portaleve dhe mediave që, sipas saj, për pak klikime përhapin lajme të pavërteta.

    Në njërin postim, reagimi i saj është i ashpër, ku përdor fjalën “skandal” për të përshkruar mënyrën si mediat kanë raportuar për të:

    “SKANDAL janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara që për pak klikime kërkoni të merrni më qafë padrejtësisht figurën time duke më lidhur orë e sekond me çfarëdo lloj personi që më afrohet më shumë se 1 metër! T’ju vij turp.”

    Në tjetrin reagim, Loredana i drejtohet hapur atyre që publikuan lajmet duke ironizuar:

    “Edhe, i thoni atyre burimeve tuaja të sigurta që s’janë aspak të sigurta.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark