Fatmir Limaj nderon rreshterin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies: Lavdi përjetshme heroit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Limaj nderon rreshterin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies: Lavdi përjetshme heroit

    Insajderi
    24 September 2025 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në dyvjetorin e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar me dhimbje dhe krenari sakrificën e tij në mbrojtje të vendit.

    Ai theksoi se vepra dhe sakrifica e Bunjakut do të mbesin përjetësisht në kujtesën e popullit.

    “Sot përkujtojmë me dhimbje dhe krenari heroin më të ri të Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë. Rënia e tij heroike është dëshmi e përkushtimit të pakompromis ndaj detyrës, ndaj atdheut dhe ndaj paqes së fituar me shumë mund e sakrificë. Lavdi e përjetshme emrit, veprës dhe kujtimit të Heroit, Afrim Bunjaku”, shkroi Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark