Ferit Idrizi mban premtimin – Stanoci i Epërm bëhet me çerdhe moderne - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ferit Idrizi mban premtimin – Stanoci i Epërm bëhet me çerdhe moderne

    Insajderi
    24 September 2025 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stanoci i Epërm ka përfituar sot një investim të rëndësishëm në arsim dhe mirëqenie për fëmijët, pasi është përuruar çerdhja e parë në këtë fshat – një hapësirë moderne dhe e përshtatur për të vegjlit.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka përmbushur një nga premtimet e tij ndaj banorëve të zonës, duke sjellë një projekt që synon të krijojë kushte më të mira për edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

    “Një hapësirë të re dhe krejtësisht moderne për të vegjlit tanë e përuruam në Stanoc të Epërm. Kjo çerdhe do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e fshatit, duke ofruar kushte të sigurta, të ngrohta dhe një mjedis të përshtatshëm për lojë e mësim,” u shpreh Idrizi me rastin e inaugurimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark