Tiranë: 30-vjeçarit të dënuar në Turqi për drogë,i  sekuestrohet vetura me vlerë 600 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tiranë: 30-vjeçarit të dënuar në Turqi për drogë,i  sekuestrohet vetura me vlerë 600 mijë euro

    Insajderi
    24 September 2025 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë “Ferrari” është sekuestruar nga policia e Tiranës.

    Automjeti që është me vlerë rreth 600 mijë euro, dyshohet se është përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

    Në hetim është vënë edhe drejtuesi i automjetit, i cili bëhet e ditur se ka qenë i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.

    “Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht 30 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark