Lubizhda me Shaqir Totajn, komuniteti boshnjak në përkrahje edhe për një mandat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Lubizhda me Shaqir Totajn, komuniteti boshnjak në përkrahje edhe për një mandat

    Insajderi
    24 September 2025 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një atmosferë madhështore e plot energji, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u mirëprit nga banorët e fshatrave Lubizhdë e Prizrenit, Gërnçar dhe Skorobishtë, ku banojnë edhe boshnjakët. Tubimi elektoral shënoi një manifestim të fuqishëm të besimit dhe mbështetjes për vizionin e tij zhvillimor.

    “Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë pritje të ngrohtë e kaq entuziaste. Ky besim është përgjegjësi e madhe për mua që ta çoj përpara punën për Prizrenin tonë” – tha Kryetari Totaj para qytetarëve të mbledhur.

    Ai theksoi se investimet e deritanishme dhe projektet e ardhshme do të sjellin ndryshime të mëdha edhe për këto fshatra. “Lubizhda, Gërnçari e Skorobishta do të jenë pjesë e zhvillimit të madh që kemi nisur për të gjithë Komunën e Prizrenit” – shtoi ai.

    Tubimi përfundoi me duartrokitje të fuqishme, duke reflektuar besimin dhe përkrahjen e qytetarëve për një të ardhme edhe më të mirë nën udhëheqjen e Kryetarit Totaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark