Mësimdhënësi i gjen nxënësit një mjet të mprehtë në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësimdhënësi i gjen nxënësit një mjet të mprehtë në Pejë

    Insajderi
    25 September 2025 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mësimdhënës në një shkollë të mesme në Pejë ka gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë nga një nxënës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 23 shtator 2025, rreth orës 12:30, në Pejë.

    Nxënësi është intervistuar nga autoritetet dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

    “Raportohet se një nxënësi të shkollës se mesme, nga mësimdhënësi i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-brisk. Nxënësi është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark