Policia me bastisje në tri lokacione: Gjenden kallashinkov, pistoleta, thika e pasaportë e Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me bastisje në tri lokacione: Gjenden kallashinkov, pistoleta, thika e pasaportë e Serbisë

    Insajderi
    25 September 2025 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sasi armësh janë gjetur gjatë bastisjes në tri lokacione në Prishtinë e Fushë-Kosovë. Gjatë zhvillimit të operacionit në koordinim me prokurorinë u gjetën e u konfiskuan mes tjerash një kallashnikov, pistoleta, të holla e pasaportë serbe.

    Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM, NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE

    Prishtinë-Fushë Kosovë  24.09.2025 – 06:00. Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, paisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark