
Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Andi Belegu (numri 50), ka prezantuar një vizion të qartë për zhvillimin e turizmit në kryeqytet.
Ai thekson se turizmi nuk duhet të kufizohet vetëm në qendër të qytetit, por duhet të shtrihet edhe në fshatrat përreth, ku gjenden traditat, mikpritja dhe bukuritë natyrore.
Në propozimin e tij, Belegu përmend:
Investime në shtigje për ecje dhe biçikleta që lidhin qytetin me fshatrat.
Mbështetje për bujtinat dhe bizneset familjare me ushqim e akomodim tradicional.
Krijimin e një itinerari turistik të Prishtinës që përfshin edhe fshatrat.
“Do të jem zëri i fshatrave në Asamble dhe do të punoj që ato të jenë zemra e turizmit të Prishtinës”, është shprehur Belegu.