Agnesa Rexhepi Demiri premton ndriçimin e Kurrizit: Ky projekt do të bëhet, pavarësisht kush është kryetar - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Agnesa Rexhepi Demiri premton ndriçimin e Kurrizit: Ky projekt do të bëhet, pavarësisht kush është kryetar

    Insajderi
    25 September 2025 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga “Lidhja e Prishtinës”, Agnesa Rexhepi Demiri (numri 30), ka thënë se do ta ketë prioritet projektin e ndriçimit të Kurrizit, një prej hapësirave më të frekuentuara të kryeqytetit.

    Ajo ka theksuar se ky projekt nuk është çështje emrash apo partish, por një domosdoshmëri për qytetarët e Prishtinës.

    Sipas saj, ndriçimi i Kurrizit do të sjellë:

    Siguri më të madhe për banorët dhe kalimtarët dhe më shumë gjallëri për bizneset dhe lokalet e zonës.

    “Unë jam e vendosur që këtë projekt ta shtyj përpara deri në realizim, pa marrë parasysh se kushdo që të jetë kryetar i Prishtinës”, ka deklaruar Agnesa Rexhepi Demiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark