Kryetari Totaj jep lajmin: Pas disa dekadash, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Kryetari Totaj jep lajmin: Pas disa dekadash, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare

    Insajderi
    25 September 2025 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas dekadash pritjeje, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare, projekt ky i shumëpritur që synon përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi rëndësinë jetike të këtij projekti për shëndetin publik:

    “Për herë të parë, pas shumë dekadash, Prizrenit po ia sjellim Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare – projekt i domosdoshëm, i cili do ta lehtësojë ndjeshëm qasjen e qytetarëve në shërbime shëndetësore cilësore dhe të shpejta” – tha Totaj.

    Duke folur për dinamikën e punimeve, kryetari shtoi:

    “Po punojmë me intensitet 24 orë në ditë për ta finalizuar ndërtimin e QKMF 2 sa më parë. Rritja e popullsisë dhe kërkesat e qytetarëve na kanë shtyrë të veprojmë me urgjencë e përkushtim maksimal”.

    Qendra e re do të jetë e pajisur me infrastrukturë moderne dhe staf profesional, me qëllim që t’i përmbushë standardet më të larta të ofrimit të kujdesit parësor shëndetësor.

    “QKMF 2 nuk është vetëm një ndërtesë e re – është simbol i përkushtimit tonë ndaj shëndetit të qytetarëve. Me këtë investim, po e bëjmë Prizrenin qytet më të sigurt dhe më të kujdesshëm për çdo familje” – përfundoi Totaj.

    Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve shëndetësore në Prizren dhe është pjesë e vizionit të Komunës për një sistem shëndetësor më të drejtë, efikas dhe të qasshëm për të gjithë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark