Hakimi e thyen heshtjen për akuzat për sulm seksual - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Hakimi e thyen heshtjen për akuzat për sulm seksual

    Insajderi
    25 September 2025 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë që nga hapja e hetimit gjyqësor që e shihte si të dyshuar për një sulm seksual, Achraf Hakimi ka folur edhe publikisht.

    Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germainit dhe i Kombëtares marokene e bëri këtë në një intervistë ekskluzive për “Clique”, e cila do të transmetohet sonte e plotë në “Canal+”, përcjell “Gazeta Express”.

    “Gjëja më false që është thënë për mua? Dhuna ndaj një vajzë”, deklaroi fillimisht ai.

    “Ishte goditja më e madhe që e kam pësuar, për mua dhe për familjen time. Fëmijët e mi janë të vegjël dhe një ditë do ta lexojnë atë që është shkruar: imagjinoni ata duke gjetur akuza të tilla për babanë e tyre, duke e ditur se janë gënjeshtra, kjo të bën të ndihesh keq”, vazhdoi ai.

    Ish-futbollisti i Real Madridit, Borussia Dortmundit dhe Interit më pas e kujtoi momentin kur e kuptoi që ishte bërë një denoncim ndaj tij.

    “Ma tha avokatja ime. E dinim se do të mundë të ndodhte. Jam i qetë, e di se kush jam, e di se nuk kam bërë asgjë të keqe dhe nuk do të bëj kurrë. Kam kërkuar vetë unë që të flas me policinë dhe që ta vë në dispozicion ADN-në time. Në anën tjetër, personi që akuzon nuk ka bashkëpunuar. Falë punës së policisë, kanë dalë informacione të rëndësishme”, vazhdoi ai.

    Mbrojtësi maroken, i cili përfundoi i gjashti në garën për Topin e Artë, e pranoi se e ka ndryshuar rrethin e miqve pas këtij rasti.

    “Në futboll ne jemi të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve, përfshirë këtu edhe shantazhin. Pas këtij incidenti, e kam ngushtuar ndjeshëm rrethin tim të besimit”, nënvizoi ai.

    Në fund, Hakimi i sulmoi edhe mediat. “Ata e kanë njollosur emrin dhe dinjitetin tim duke folur pa e ditur situatën. Nuk dua që askush të akuzohet padrejtësisht”, përfundoi futbollisti kualitativ.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark