Insajderi
Lajme

PAMJE/Arian Tahiri prezanton projektin e transformimit të “Tunelit të Parë” në Mitrovicë

Insajderi
25 September 2025 - 13:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PAMJE/Arian Tahiri prezanton projektin e transformimit të “Tunelit të Parë” në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka prezantuar projektin e tij për transformimin e zonës te “Tuneli i Parë”.

Tahiri ka treguar se projekti përfshin renovimin e ndërtesave me fasada, kulme, dyer dhe dritare të reja.

Ai ka thënë se do të krijohen parqe, kënde lojërash, fusha sportive dhe një çerdhe për fëmijë. Tahiri ka treguar se edhe brigjet e lumit “Trepça” deri te “Tuneli i Parë” do të rregullohen me shtigje për ecje e biçikleta dhe me ndriçim e gjelbërim.

“Kjo pjesë e Mitrovicës do të marrë një pamje të re. Projekti përfshin renovimin e ndërtesave me fasada, kulme, dyer dhe dritare të reja. Do të krijohen parqe, kënde lojërash, fusha sportive dhe një çerdhe për fëmijë. Edhe brigjet e lumit “Trepça” do të rregullohen me shtigje për ecje e biçikleta dhe me ndriçim e gjelbërim. Banorët te “Tuneli i Parë” do të kenë mjedis më të pastër dhe më modern për të jetuar.  ”, ka shkruar Tahiri”.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark