Arrestohen katër gjermanë në Shëngjin, u kapën me kanabis - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër gjermanë në Shëngjin, u kapën me kanabis

    Insajderi
    25 September 2025 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër shtetas të Gjermanisë janë arrestuar në Shëngjin, nën dyshimin se posedonin lëndë narkotike të llojit kanabis.

    Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se lënda narkotike është sekuestruar, njashtu edhe automjeti që po përdornin.

    Policia po ashtu njoftoi se të arrestuarit janë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark