Adrola tregon momentin kur mbeti shtatzënë: Vendosa ta hiqja djalin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Adrola tregon momentin kur mbeti shtatzënë: Vendosa ta hiqja djalin

    Insajderi
    25 September 2025 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adrola Dushi ka ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë një shtatzënie që, siç thotë ajo, i “shkaktoi makthin më të madh” të jetës. Teksa ishte e ftuar ne podcastin e Orinda Hutes, modelja tregon se përjetoi vuajtje të përditshme dhe ndjesi të menjëhershme mosgatishmërie për t’u marrë me fëmijën: “Ne momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës time. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës time. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë.

    Ajo rrëfen gjithashtu se nuk dinte as të ndryshonte pelenat dhe se gjatë asaj periudhe “nuk i interesonte” të ishte shtatzënë.

    Pjese nga deklarata e Adroles:

    “Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë. As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë. Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente.”

    ‘Ne 1 vit transmetim @mam_orindahuta cdo jave, me personazhe te njohur e jo vetem, një prej gjerave qe kam kuptuar eshte se ju i doni shume personazhet (nenat) qe jane te vertet, te hapur ne brishtesine e tyre, pikat e dobeta e te forta. Keto nena jane shpesh edhe me te komentuarat e te kundershtuara ne komente por ne figuren e plote, me te pelqyerat. Jam shume e lumtur qe kam pasur shume nena te verteta dhe kam mesuar shume prej tyre. Sot ne mam kam nje supermami e cila ka qene shume e vertet ne kete rrefim te memesise. Shume gjera qe i fshehim qofte edhe mendimet me te erreta ajo i rrefen ne kete podcast. @adroladushi vjen si stuhi ne kete episod dhe me shume mesazhe per tu degjuar. Faleminderit super mami qe je ti dhe jam e bindur qe do te duan shume sepse e meriton.– shkruan Orinda Huta perkah videos.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark