
“R & Rukolli Group” po shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e saj zhvillimor, duke depërtuar në tregjet ndërkombëtare me produktet e saj të reja.
Falë kualitetit të lartë dhe teknologjisë bashkëkohore që aplikon kompania, brendet më të reja të lansuar vetëm dy muaj më parë kanë gjetur tashmë treg edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Nga fillimi i javës së parë të tetorit, pija energjike “RUKO POWER” dhe çaji i ftohtë “PANONI ICE TEA” do të jenë të pranishme edhe në tregun gjerman. Përfaqësuesi dhe distributori i autorizuar i këtyre produkteve në Gjermani do të jetë kompania partnere “Drini”, me seli në Augsburg.
“Ky është vetëm fillimi. Ne do të jemi të pranishëm në çdo vend të BE-së e jo vetëm. Këtë zgjerim ua kemi borxh konsumatorëve tanë, të cilët kanë kërkesa edhe për produkte të tjera të Drenës,” ka deklaruar themeluesi i kompanisë, z. Rukolli, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.