Parashikimi i motit për ditët në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim

    Insajderi
    25 September 2025 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e premtë dominohet nga vransirat, e kohëpaskohe paraqiten kushte për rrebeshe shiu, vende-vende të shoqëruara me bubullima. Frynë erëra lindore e verilindore të lehta dhe mesatare 5-10m/s. Temperaturat pësojnë rënie në 22C e 24C, ato maksimale, ndërsa minimalet në mëngjes luhaten ndërmjet 13C e 16C.

    Vransira kalojnë përgjatë vendit në fundjavë, kohëpaskohe të shoqëruara me reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale zbresin në 16C e 18C.

    Kushte të paqëndrueshme do të na përcjellin edhe ditëve të fundit të shtatorit, me mundësi për të reshura shiu, ditën e hënë dhe të martë. Temperaturat mbesin të ulëta, me minimale që zbresin deri në 8C e 10C. Frynë erëra kryesisht nga lindja e verilindja, të lehta dhe mesatare, 3-9m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark