A është dhimbja psikologjike po aq e rëndë sa ajo fizike? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    A është dhimbja psikologjike po aq e rëndë sa ajo fizike?

    Insajderi
    25 September 2025 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Shqipëri nënvlerësohet impakti i bullizmit sepse kultura jonë është ende e mbërthyer mes dy logjikave të rrezikshme: e para, se “fëmijët e fortë ia dalin vetë” duke e ngatërruar reziloencën me heshtjen e detyruar dhe e dyta, se dhimbja psikologjike nuk ka peshë sa dhimbja fizike.

    Kjo është arsyeja pse shpesh dëgjojmë prindër, mësues, madje edhe institucione të thonë: “Do kalojë, mos e bëj kaq të madhe.” Por për një 15 vjeçare, bota është pikërisht aq e madhe sa dhimbja që ajo mban brenda vetes.

    Nga pikëpamja klinike, bullizmi është një formë mikrotraume kronike. Përmes përsëritjes ai gërryen vetëvlerësimin, minon ndjenjën e sigurisë dhe krijon një terren të favorshëm për zhvillimin e depresionit, ankthit dhe çrregullimeve të lidhura me traumën. Kur mungon një rrjet mbështetës që e njeh dhe e adreson këtë dhimbje, një adoleshent mbetet i izoluar në përvojën e tij. Në këtë pikë, edhe akti i vetëdëmtimit apo i vetëvrasjes mund të perceptohet si e vetmja rrugëdalje nga një realitet i papërballueshëm.

    Ad

    Në sytë e babait që qante, kishte një pyetje të pashprehur: “Pse nuk e pashë? Pse nuk arrita ta shpëtoj?” Dhe ky është realiteti më i hidhur, në Shqipëri, nuk mungon vetëm ndërhyrja e hershme por mungon edhe vetëdija kolektive për ta marrë seriozisht dhimbjen emocionale të adoleshentëve. Ne presim që ata të jenë të fortë, por nuk u japim mjete për të përballuar plagët emocionale. Në vend që të shihet si një përvojë potencialisht traumatike, bullizmi interpretohet si një “provë karakteri” ose një “fazë kalimtare”.

    Lotët e atij babai duhet të bëhen jehonë, një thirrje që na kujton se bullizmi nuk është thjesht një problem “shkollor”por një emergjencë shoqërore dhe psikologjike./living.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark