
Mbrëmë, kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës vazhduan përballjet në kuadër të zgjedhjeve lokale 2025.
Në fund të emisionit u vu re një moment i pazakontë, kur kundërkandidatët Ekrem Hyseni nga LDK dhe Shpejtim Bulliqi nga VV nuk u përshëndetën mes vete.
Ishte Hyseni ai që nuk ia zgjati dorën Bulliqit.
“Unë nuk i zgjatë dorën një personi që ka fyer veteranët dhe invalidët e luftës. Kryetari Bulliqi i ka ofenduar edhe 220 dëshmorë, dhe me të nuk merrem.”
@dardaniapress1 ♬ original sound – DardaniaPress
Kujtojmë se para disa ditëve, kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka bërë një veprim të turpshëm përgjatë përballjes me Ekrem Hysenin, kandidatin e LDK’së për kryetar në Podujevë.
Bulliqi përgjatë debatimit në studion televizive të RTV 21 kishte kërkuar që t’ia dëshmojë se vëllai i Hysenit është invalid lufte përmes një fotografie, shkruan Insajderi.