Rrahim Ternava: Fushë Kosova meriton më shumë – shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë moderne/VIDEO - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Rrahim Ternava: Fushë Kosova meriton më shumë – shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë moderne/VIDEO

    Insajderi
    26 September 2025 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Ternava, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke premtuar ndryshime të prekshme për qytetarët e komunës.

    Ai ka deklaruar se çdo pikë e programit është hartuar mbi nevojat reale të qytetarëve dhe ofron zgjidhje konkrete për problemet e përditshme.

    “Fushë Kosova është një nga komunat më të mëdha të vendit, por prej vitesh qytetarët e saj jetojnë me mungesa elementare dhe pa dinjitet. Këtu do të ndërtojmë një shesh dinjitoz siç i ka hije qytetit tonë dhe nënkalimin më të madh në Fushë Kosovë. Do të rregullojmë rrugët, kanalizimin, ndriçimin dhe trotuaret anë e kënd komunës,” tha Ternava.

    Në fushën e arsimit, ai premtoi ndërtimin e dy shkollave të reja, çerdhe moderne, përmirësim të kushteve për mësimdhënësit, laboratorë dhe bursa për nxënës e studentë, duke theksuar se “e ardhmja fillon në edukim”.

    Programi i tij përfshin edhe modernizimin e shëndetësisë, me ndërtimin e një QKMF-je të re dhe një QMF-je në lagjen Kolonia, duke siguruar që “askush të mos mbetet pa kujdes shëndetësor”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark