Pamje të rënda nga Turqia: 44-vjeçari qëllon për vdekje ish-gruan dhe largohet me duart në xhepa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje të rënda nga Turqia: 44-vjeçari qëllon për vdekje ish-gruan dhe largohet me duart në xhepa

    Insajderi
    26 September 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të mërkurën në qytetin Kahramanmaraş të Turqisë, ku një grua 42-vjeçare, Eser Karaca, u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Aydintapli, 44 vjeç.

    Ngjarja makabre ndodhi brenda ambienteve të një spitali privat, ku viktima, nënë e dy fëmijëve, punonte.

    Sipas mediave turke, momentet e krimit janë kapur nga kamerat e sigurisë së spitalit. Në pamje, autori shihet teksa hyn në zyrën e ish-gruas së tij me një çantë të zezë në dorë. Vetëm pak sekonda më pas, Karaca shihet duke dalë me nxitim nga zyra, duke tentuar të shpëtojë e ndihmuar dhe nga kolegia e saj.

    Por Aydintapli, që mbante një pushkë të fshehur në çantë, e ndoqi atë dhe e qëlloi nga afër në shkallët e spitalit, ndërkohë që gruaja ngriti duart dhe iu lut të ndalonte. Pavarësisht kësaj, ai e qëlloi edhe dy herë të tjera përpara se të largohej me vrap nga vendngjarja.

    Autori u arrestua shumë pak pas ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark