Malisheva bëhet temë në ‘Për’Puthen’, konkurrentja nuk i beson djalit nga ky qytet - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Malisheva bëhet temë në ‘Për’Puthen’, konkurrentja nuk i beson djalit nga ky qytet

    Insajderi
    26 September 2025 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konkurrentja e “Për’Puthen”, Marsiela, ka ndezur debat të madh në studio dhe rrjetet sociale me deklaratat e saj për Indritin, djalin nga Malisheva.

    Gjatë një bisede me konkurrentin Indrit, i cili vjen nga ky qytet, Marsiela tha hapur se nuk mund të përshtatet me të si karakter, duke e argumentuar këtë me origjinën e tij:

    “Ne nuk përshtatemi si karakter sepse ti vjen nga Malisheva. Është një vend me mentalitet të mbyllur, ndërsa unë jam një vajzë me tatuazhe që nuk përshtatem për atë vend,” – u shpreh ajo.

    Marsiela shtoi se njeh mirë Kosovën dhe rrethinat e saj, dhe se ka plot miq nga këto zona. Megjithatë, sipas saj, mënyra e jetesës dhe mentaliteti i Malishevës nuk përputhen me stilin e saj të hapur.

    Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të forta. Shumë ndjekës e kanë konsideruar komentin paragjykues dhe ofendues ndaj qytetit të Malishevës, ndërsa të tjerë e kanë parë si një mendim personal që tregon hapur standardet e saj për zgjedhjen e një partneri. 

    @malishevasotig SKANDAL NË EMISIONIN “PËRPUTHEN”: Marsiela kundër djemve nga Malisheva – “Kanë mentalitet ndryshe” Një deklaratë e fortë nga konkurrentja Marsiela ka shkaktuar reagime të shumta në emisionin e njohur “Për’Puthen”. Gjatë një bisede në studio, ajo u shpreh hapur se ka një problem me djemtë nga Malisheva, duke theksuar se ata kanë një “mentalitet ndryshe” nga ai që ajo kërkon te një partner. Deklarata e saj erdhi pasi u përmend origjina e Indritit, një tjetër konkurrent i emisionit, i cili është nga Malisheva. Kjo ka ngritur pikëpyetje dhe debate si në studio, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë konsideruar komentin e Marsielës si paragjykues dhe jo i përshtatshëm për një format dashurie. #fyp #Malisheva ♬ suono originale – MALISHEVASOT


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark