Insajderi
Lajme

Aksident me fatalitet në një fshat të Pejës, vdes një person

Insajderi
26 September 2025 - 15:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në një fshat të Pejës.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I njëjti tha se një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në një të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark