ETC ka një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    ETC ka një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

    Insajderi
    26 September 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    TC – Elkos Trading Center, njofton konsumatorët se se është hapur një faqe e rreme me emrin ETC – Elkos Trading Center, e cila po shpërndan një lojë shpërblyese me dhurata vetura, kinse në emër të ETC-së.

    Në njoftim thuhet se ky aktivitet NUK organizohet dhe nuk ka asnjë lidhje me ETC – Elkos.

    Ndërsa u bëhet thirrje konsumatorëve të mos bien pre e këtij mashtrimi.

    Njoftimi i plotë:

    NJOFTIM I RËNDËSISHËM

    Të nderuar konsumatorë,

    Ju informojmë se në rrjetet sociale është hapur një faqe e rreme me emrin tonë ETC – Elkos Trading Center, e cila po shpërndan një lojë shpërblyese kinse në emrin tonë me dhurata vetura.

    Ky aktivitet NUK organizohet nga ne dhe faqja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me ETC – Elkos Trading Center.

    Ju bëjmë thirrje:

    • Të mos klikoni në lidhjet e publikuara,
    • Të mos ndiqni udhëzimet e tyre,
    • Të mos jepni asnjë të dhënë personale.

    Informacionet dhe lojërat shpërblyese të vërteta publikohen vetëm në faqet tona zyrtare. Për sigurinë tuaj, gjithmonë kontrolloni që njoftimet të vijnë nga faqja zyrtare e ETC.

    Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

    ETC – Elkos Trading Center


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark