
Dogana e Kosovës ka njoftuar për 15 raste të kontrabandës në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës.
Vlera e përgjithshme e mallrave të identifikuara kap vlerën përtej 60 mijë eurosh, duke përfshirë kryesisht iPhone 17 Pro Max.
Në njoftim thuhet:
Në total janë evidentuar mbi 15 raste, ku udhëtarët kanë tentuar të fusin në territorin e Republikës së Kosovës mallra të ndryshme pa përmbushur detyrimet ligjore për deklarim. Ndër mallrat më të shpeshta përfshihen:
– Telefona të llojit iPhone 17 Pro Max, rreth 33 copë;
– Parfume origjinale të importuara pa deklarim përkatës;
– Pjesë të ndryshme për automjete, të padeklaruara;
– Mosdeklarim i mjeteve monetare mbi 10,000 €, ku 25% e shumës është konfiskuar në përputhje me dispozitat ligjore.
Vlera e përgjithshme e mallrave të identifikuara në këto raste tejkalon shumën prej 60,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.