KFOR mohoi praninë e dronëve serbë mbi qiellin e Kosovës, Petkoviq ironizon me Sveçlën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR mohoi praninë e dronëve serbë mbi qiellin e Kosovës, Petkoviq ironizon me Sveçlën

    Insajderi
    26 September 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, është përpjekur të ironizojë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, pasi KFOR mohoi se ka pasë shkelje nga dronë që “mund të ndikojnë në sigurinë në të gjithë Kosovën”.

    Ai tha se Sveçla pasi ka parë paradën ushtarake që u mbajt para disa ditësh në Beograd “është ngatërruar” saqë ka “shpikur histori” me dronë mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

    “Vetë KFOR-i i demaskoi sot gënjeshtrat e hapura të Sveclës, duke konfirmuar se nuk kishte shkelje të rregulloreve nga Beogradi. Me shumë mundësi i mahnitur nga parada madhështore ushtarake në Beograd, Svecla u ngatërrua aq shumë saqë filloi të shpikte histori për dronët serbë”, ka shkruar Petkoviq në X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark