
Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni sonte është pritur në familjen e kandidatit për Asamble Naim Çunaku, me ç’rast diskutuan për programin e LDK-së në katër vitet e ardhshme.
“Ky program që buron drejtpërdrejt nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, do të ndikoj drejtpërdrejt në zgjidhjen e problemeve me të cilat qytetarët tanë ballafaqohen, e të cilat janë injoruar në vazhdimësi nga pushteti në ikje.”, ka shkruar Hyseni.
Ai ka thënë se fundi i mashtruesve është i pashmangshëm, ngase sipas tij, qytetarët llapjan nuk durojnë më.
“Fundi i mashtrimeve dhe mashtruesve është i pashmangshëm, sepse qytetarët llapjan nuk durojnë më!”, ka shkruar Hyseni.