Lladrovci nga Gllobari e Vërboci: 101 arsye i kemi “Për Drenasin Kampion”, sepse është vizion për qeverisje me duar të pastra - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Lladrovci nga Gllobari e Vërboci: 101 arsye i kemi “Për Drenasin Kampion”, sepse është vizion për qeverisje me duar të pastra

    Insajderi
    26 September 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramiz Lladrovci ka mbajtur dy takime zgjedhore në prani të madhe qytetare në Gllobar dhe Vërboc, ka theksuar arsyet pse duhet votuar më 12 Tetor, pse duhet të vazhdohet qeverisja e mirë edhe në mandatin e tij të ardhshëm.

    Ai tha se vizioni i tij është qeverisje me duar të pastra.

    “Sipas agjendës së fushatës zgjedhore, bashkë me Erblinë Morinën, Orgesa Gashin dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës, takuam qytetarët e Gllobarit dhe Vërbocit dhe me këtë rast theksova arsyet pse duhet votuar më 12 Tetor, pse duhet të vazhdojmë qeverisjen e mirë edhe në mandatin e ardhshëm”

    “101 arsye i kemi “Për Drenasin Kampion”, sepse është vizion për qeverisje me duar të pastra, arsim dhe shëndetësi cilësore, për fuqizim të ekonomisë dhe firmave të krijuara nga gratë dhe të rinjtë, për përkrahjen e bujqësisë, kulturës, rinisë dhe sportit, sepse, barazia para ligjit dhe zbatimi i ligjit, janë pikat tona të forta”.

    Ai ka pasur edhe një porosi nga atje për kundërshtarët e tij politik.

    “Qytetarëve ju thash se oponentët e mi politikë kur flasin për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, duan ta bëjnë promovimin dhe përvetësimin personal nëpërmjet agjendave të fushatave mashtruese zgjedhore, maskimit të së kaluarës në funksion të propagandës ditore”

    “Afërsia ime me heronjtë e luftës dhe paqes, nga aksionet e para të UÇK-së, si bashkëthemelues i partisë politike që doli nga Drejtoria politike e UÇK-së, është miqësi e sinqertë gati 40 vjeçare. Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, janë vlera e shtetit dhe kombit, përtej çdo fushate zgjedhore, këtë bedelët nuk mund ta kuptojnë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark