
Maliq Muharremi, kandidat për asamble në Ferizaj nga PDK, ka marrë mbështetjen e akademik Arsim Bajramit.
Muharremi ka vlerësuar lart rolin e Bajramit si mentor në rrugëtimin e tij akademik.
“Me akademik Arsim Bajramin, mentorin tim të studimeve, gjithmonë është kënaqësi të marr këshilla si mentor politik nga njeriu i cili ka shkruar dokumentin më të rëndësishëm – Kushtetutën, aktin themeltar të Republikës së Kosovës. Mbështetja e tij pa dyshim është motiv dhe shtytje e madhe për mua në këtë garë,” ka shkruar Muharremi.
Ai shtoi se përkrahja e një personaliteti të tillë përbën jo vetëm nder, por edhe përgjegjësi shtesë për të qenë në shërbim të qytetarëve.
“Fjalët dhe përvoja e tij janë udhërrëfyes për rrugëtimin tim politik, duke më forcuar bindjen se politika është mbi të gjitha përgjegjësi për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit. Për mua, të kem përkrahjen e një personaliteti të tillë është nder i veçantë dhe një obligim shtesë që të punoj me përkushtim edhe më të madh“, tha ai.