Përkrahje masive e mësimdhënësve për Shaqir Totajn në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Përkrahje masive e mësimdhënësve për Shaqir Totajn në Prizren

    Insajderi
    26 September 2025 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një takim të ngrohtë me mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj theksoi përkushtimin e tij që arsimi mbetet prioritet edhe gjatë mandatit të ardhshëm.

    “Unë e di se fuqia e një qyteti matet me dijen dhe përkushtimin e mësimdhënësve të tij. Prizreni ka fatin të ketë shpërndarës të dijes që punojnë me pasion për të ardhmen e fëmijëve tanë” – tha Totaj.

    Ai u zotua se do të vazhdojnë investimet në shkolla dhe në kushte më të mira për nxënësit e personelin arsimor.

    “Në mandatin e dytë do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, duke përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe duke krijuar ambiente ku fëmijët tanë mund të mësojnë me dinjitet, ndërsa mësimdhënësit të punojnë me qetësi e respekt” – u shpreh kryetari.

    Totaj përfundoi duke nënvizuar se arsimi është gurthemel i zhvillimit të Prizrenit: “Investimi në arsim është investim në të ardhmen e qytetit tonë. Ky është premtimi im dhe obligimi ynë i përbashkët”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark