
“Nëse duhen dhe nëse partitë arrijnë në përfundimin se janë të nevojshme për ta lëvizur situatën përpara, atëherë le të mbahen”.
Kështu ka deklaruar ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, kur është pyetur nëse Kosova mund t’i përballojë zgjedhjet e reja për të dalë nga bllokada disamujore në Kuvend.
“Para së gjithash, mendoj se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet lokale të kalojnë mirë. Po punojmë shumë me Komisionin [Qendror] të Zgjedhjeve dhe të tjerët, për t’u siguruar që zgjedhjet lokale të organizohen siç duhet. Dhe shpresoj që do të jenë të tilla. Shpresoj vërtet që shumë qytetarë në mbarë vendin do të marrin pjesë. Shpresoj shumë që rezultatet të respektohen dhe të zbatohen. Mendoj se ky është hapi i parë”, ka thënë ai.
“Nëse më pas ka nevojë për zgjedhje të reja nacionale, sepse janë mënyra e vetme që Kosova të dalë nga ngërçi aktual, atëherë le të mbahen”.
Ai tha se ka besim se të gjitha partitë dhe institucionet do t’i organizonin ato “të paktën po aq mirë sa zgjedhjet e shkurtit të kaluar”.