PAMJE/ Policia me operacion bastisjeje në burgun e Dubravës, përdoren edhe qentë e K9 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE/ Policia me operacion bastisjeje në burgun e Dubravës, përdoren edhe qentë e K9

    Insajderi
    27 September 2025 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, sot është realizuar një operacion të gjerë bastisjeje, me synim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

    Sipas njoftimit të ShKK-së, gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse.

    Pas përfundimit të bastisjes, rezultoi se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ.

    Në këtë aksion kanë dhënë mbështetje edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark