
Edon Cana, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryetarit aktual të komunës, Smajl Latifi, duke e akuzuar për nënshkrimin e kontratave të dyshimta me të njëjtën kompani ndërtimi në vlerë prej rreth 20 milionë euro.
Sipas Canës, kompania “Lika Trade” ka përfituar në mënyrë të përsëritur kontrata publike të majme nga komuna e Rahovecit, ndër vite, për projekte të ngjashme infrastrukturore.
Ai e përmendi konkretisht një kontratë të vitit 2022, për ndërtimin e rrugës nga “rrethrrotullimi i ri” deri në dalje të rrugës për Xërxë, e cila fillimisht ishte nënshkruar për 1.2 milionë euro, ndërsa më vonë, sipas tij, kontrata e njëjtë është rinegociuar dhe nënshkruar sërish për 3.3 milionë euro.
Cana gjithashtu theksoi projektin e rrugës “Katër Krosi Rahovec-Xërx”, për të cilin sipas tij, në vitin 2019 ishte nënshkruar kontratë me vlerë 3 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 e njëjta rrugë është rikontraktuar për 8 milionë euro.
@edon.cana Çka mund të bëjmë me 20 milionë €? Zhvillim ekonomik, turizëm rural, investime strategjike. Çka u bo me 20 milionë €? U dhanë në kontrata të fryra, për asfallt e beton. Rahoveci nuk është bankomat. #kosove #zgjedhjet #rahovec #viral #fyp ♬ original sound – Edon Cana