Uran Ismaili zotohet për rrugë të sigurta 24/7: Gratë dhe vajzat nuk do të kenë më frikë të ecin vetëm gjatë natës (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili zotohet për rrugë të sigurta 24/7: Gratë dhe vajzat nuk do të kenë më frikë të ecin vetëm gjatë natës (VIDEO)

    Insajderi
    27 September 2025 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zhvilluar një aktivitet me një grup grash dhe vajzash në lagjen Bregu i Diellit, ku kanë ecur së bashku gjatë natës për të parë nga afër problemin e mungesës së ndriçimit publik.

    Edhe pse kjo lagje është një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet e kryeqytetit, ndriçimi mungon pothuajse në çdo rrugë, duke e bërë jetën e përditshme të pasigurt, veçanërisht për gratë dhe vajzat.

    Kjo gjendje shpesh i privon ato nga mundësia për të marrë pjesë në jetën komunitare dhe shpeshherë i detyron të kufizohen në lëvizje gjatë orëve të mbrëmjes.

    “1,200 rrugë të Prishtinës janë pa ndriçim, ose me thënë ndryshe, 70% e Prishtinës nuk ka fare ndriçim. Mungesa e ndriçimit nuk është vetëm mungesë estetike, është mungesë sigurie. Prandaj do të investojmë në 1,000 rrugë të Prishtinës, që të ketë ndriçim në çdo lagje e çdo rrugë të Prishtinës,” tha Ismaili.

    Gjatë ecjes, gratë dhe vajzat e pranishme ndanë përvoja të përditshme, duke theksuar se mungesa e ndriçimit dhe prania e qenve endacakë e kthejnë çdo dalje në ankth të vazhdueshëm.

    Plani i Ismailit parasheh investime për ndriçimin e plotë të rrugëve të Prishtinës dhe përmirësim të sigurisë në çdo lagje e fshat të qytetit. Ky zotim lidhet ngushtë me një nga pesë prioritetet e tij për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme – ndërtimin e një kryeqyteti të sigurt 24/7, me rrugë të ndriçuara dhe pa qen endacakë, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm e të ndihen të mbrojtur si ditën ashtu edhe natën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark