
Kandidati për Asamblenë Komunale të Skenderajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Seferi, me numrin 25 në listë, ka prezantuar disa nga prioritetet e tij për këtë komunë.
Ai tha se ndër projektet kryesore është sigurimi i ujit të pijshëm përmes digës së Kuqicës, e cila sipas tij është gati për tenderim në nëntor.
Seferi përmendi edhe motivimin e të rinjve duke i përfshirë në zanate të ndryshme dhe duke u mundësuar paga që nga mosha 16-vjeçare, ndërsa për nxënësit e gjimnazit ai premtoi ndarjen e bursave.
Një tjetër prioritet i tij është trajtimi i mbetjeve, në mënyrë që Skenderaji të jetë një qytet i pastër.
Seferi ka përmendur edhe mundësinë për investime në Skenderaj nga të huajt.
“Besoj se do sjelllim përvojën gjermane me partnerët e mi gjermanë, për të bërë Skenderajn një qendër të zhvilluar. E keni një shans unik që ta krijojmë infrastrukturën dhe të tërheqim investime në Skenderaj”, tha ai.
Për të dëgjuar më shumë nga planet e tij ndiqni intervistën: