
Gjashtë persona janë arrestuar të shtunën pasdite në fshatin Gremnik të komunës së Klinës, nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.
Sipas raportit të policisë, përleshja ka ndodhur rreth orës 17:10 dhe dy nga të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore, që dyshohet se janë shkaktuar nga mjete të mprehta. Të lënduarit fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, e më pas janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim të mëtejshëm.
Motivet e rrahjes mbeten ende të panjohura.
Pas intervistimit nga autoritetet hetimore dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje, ndërsa katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.