Maratona Prishtina 2025- Bllokohen rrugët, Policia jep udhëzime për shoferët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maratona Prishtina 2025- Bllokohen rrugët, Policia jep udhëzime për shoferët

    Insajderi
    28 September 2025 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të maratonës Prishtina 2025 do të ketë kufizime të plota ose të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore.

    “Ju njoftojmë se për shkak të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare Prishtina 2025, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik.”

    Policia e Kosovës, do të ndërpres qarkullimin e automjeteve rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas,  deri te kyçja në autostradën Ibrahim Rugova.

    Plani do të zbatohet nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës.

    Lidhur me këtë, Policia ka publikuar disa udhëzime për shoferë:

    1.       Ngasësit që udhëtojnë nga  Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.

    2.         Ngasësit që ushëtojnë nga  Peja ë Fushë Kosovë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë Kosovë.

    3.         Ngasësit që udhëtojnë nga  Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

    4.         Ngasësit që udhëtojnë nga  Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit → të shfrytëzojnë autostradën prej Mazgitit në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

    5.         Ngasësit që udhëtojnë nga  Mitrovica drejt Ferizajt → do të kenë lëvizje të lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa.

    6.         Transporti publik (autobusët) në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorë rrugët alternative të përmendura më sipër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark