Përçarje brenda Vetëvendosjes në Ferizaj – Kandidati për asamblist largohet nga gara për shkak të intrigave” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përçarje brenda Vetëvendosjes në Ferizaj – Kandidati për asamblist largohet nga gara për shkak të intrigave”

    Insajderi
    28 September 2025 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale në Ferizaj, Visa Pajaziti, është tërhequr nga gara. Kjo u bë e ditur nga vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

    Siç njoftoi ai, ky vendim vjen pas një sërë sjelljesh jo korrekte dhe veprimeve të papranueshme nga disa individë brenda LVV-së.

    Tutje, Pajaziti thotë se është cenuar integriteti dhe etika e garës demokratike, duke krijuar një ambient të pafavorshëm për një proces të ndershëm e të drejtë.

    “Për të mos kontribuar në një situatë jo transparente, kam vendosur të tërhiqem nga gara,” ka shkruar ai.

    Megjithatë, Pajaziti ka bërë të ditur se, pavarësisht tërheqjes nga kandidimi, aktiviteti i tij në Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë, duke mbetur anëtar dhe aktivist i përkushtuar i organizatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark