U aksidentua së bashku me vëllain e Gjestit, kjo është gjendja shëndetësore e të riut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U aksidentua së bashku me vëllain e Gjestit, kjo është gjendja shëndetësore e të riut

    Insajderi
    28 September 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi të premtën në Pejë i mori jetën 15-vjeçarit Eldion Kelmendi.

    Bashkë me Eldionin ishte edhe një shok, i cili pas lëndimeve të rënda që pësoi u dërgua menjëherë për tretman mjekësor.

    I aksidentuari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, teksa burime të IndeksOnline brenda spitalit pohojnë se ai aktualisht është duke u trajtuar në kujdesin intensiv.

    Kujtojmë se i ndjeri Eldion, vëllai i artistit të njohur, Gjesti, u varros dje në Pejë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark