
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Epopenë e Jezercit, ku ka theksuar rëndësinë e kujtimit për Dëshmorët e Komunës së Ferizajt. Ai ka deklaruar se liria është amaneti i dëshmorëve dhe një përgjegjësi e popullit.
Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shprehur nderimin e tij për bijtë dhe bijat e kombit që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë.
“Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar bijtë dhe bijat më të shtrenjtë të kombit: dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë”, ka shkruar Ahmeti.
“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit! Nderim i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin!”, ka përfunduar ai.