Insajderi
Show

Kim Kardashian “mbetet në hije” nga vajza e saj North West në eventin e NikeSKIMS

Insajderi
28 September 2025 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kim Kardashian “mbetet në hije” nga vajza e saj North West në eventin e NikeSKIMS
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kim Kardashian bëri bujë me paraqitjen e saj në hapjen e dyqanit të ri NikeSKIMS në Los Angeles, por këtë herë vëmendjen ia mori vajza e saj 12-vjeçare, North West.

Themeluesja e SKIMS, 44 vjeçe, erdhi në event me fëmijën e saj të parë, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Kanye West.

North, tashmë pothuajse po aq e gjatë sa e ëma, tregoi stilin e saj unik me gërsheta blu elektrike, një bluzë me grafikë, pantallona basketbolli dhe syze dielli mburojë, duke tërhequr sytë e të pranishmëve.

Kim, ndërkohë, kishte zgjedhur një veshje elegante e të ngushtë ngjyrë vjollcë, të kombinuar me taka dhe syze të mëdha.

Megjithatë, paraqitja e North-it u komentua gjerësisht si një shfaqje e personalitetit dhe stilit të saj në rritje, duke e bërë atë “yllin” e natës.

Koleksioni NikeSKIMS u lançua online të njëjtën ditë dhe shënon bashkëpunimin e parë mes markës së Kim-it dhe gjigantit sportiv Nike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark