Aktori i mirënjohur Shkumbin Istrefi në mbështetje të Uran Ismailit: Prishtina ka nevojë për ndryshim! - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Aktori i mirënjohur Shkumbin Istrefi në mbështetje të Uran Ismailit: Prishtina ka nevojë për ndryshim!

    Insajderi
    28 September 2025 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me aktorin e mirënjohur Shkumbin Istrefi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen e tij për ndryshim të domosdoshëm në qeverisjen e kryeqytetit.

    “Sinqerisht po të them, unë personalisht kisha pasë qejf me pa një ndryshim tepër të madh në Prishtinë – një ndryshim edhe në udhëheqje, një ndryshim edhe në qasje. Nganjëherë është mirë për neve banorëve me e ndërru qasjen, me e ndërru votën, me e ndërru partinë,” tha Istrefi gjatë bisedës.

    Nga ana e tij, Uran Ismaili tha se këtë garë po e bën me një energji dhe frymëzim të brendshëm, që e motivon të punojë edhe më shumë për qytetin e tij. “Kur e ke frymëzim të brendshëm, është më e lehtë me e bë këtë punë,” u shpreh ai.

    Në këtë takim u diskutua po ashtu për rolin e artit dhe kulturës në Prishtinë dhe nevojën e madhe për mbështetjen e këtij sektori. Ismaili theksoi se Prishtina ka potencial të madh për t’u shndërruar në një qendër të industrisë kreative. “Qyteti di me u vënë në dispozicion të industrive të filmit, duke tërhequr investime nga jashtë. Ne duhet me i dhënë edhe komponentën e zhvillimit të industrisë, po edhe komponentën e turizmit,” tha Ismaili.

    Ndërsa Shkumbin Istrefi vuri theksin te rëndësia e kinematografisë, duke e cilësuar atë si një nga ambasadorët më të fuqishëm të vendit: “Kinematografia ka impakt të madh dhe është ambasador tepër i fuqishëm, jo veç i qytetit, por edhe i vendit.”

    Ismaili shtoi se një ndër prioritetet e tij është mbështetja konkrete për artin, kinematografinë dhe kulturën, duke theksuar se një përqindje e buxhetit të komunës do t’i dedikohet posaçërisht këtij sektori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark