Maratona e Prishtinës dominohet nga atletët kenianë, të gjithë fituesit janë të huaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maratona e Prishtinës dominohet nga atletët kenianë, të gjithë fituesit janë të huaj

    Insajderi
    28 September 2025 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maratona e Prishtinës, që sivjet mbajti edicionin e saj të 25-të, ishte e ndarë në 10 kategori me rreth 1800 garues në total.

    Në garë, përveç qytetarëve të Kosovës, morën pjesë edhe garues nga Evropa dhe bota.

    Fituesit e maratonës së plotë 42 kilometra ishin nga Kenia.

    Shedrack Kiptoo Kimaiyo, Benard Kiprotich Too dhe Kennedy Kipkemoi Rono ishin tre vendet e para në kategorinë maratonë-meshkuj.

    Edhe në kategorinë maratonë-femra, Chelangat Sang, Rose Jepchumba dhe Lina Kaion ishin në tre vendet e para po ashtu nga Kenia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark