
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka nderuar një nga betejat më të rëndësishme të Zonës Operative të Nerodimës, e njohur si “Epopeja e UÇK-së”, me homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Ferizaj, te shtatorja e Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit dhe pranë gjeneralit, zëvendëskomandantit të ZO Nerodimës, Imri Ilazi, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Buja ka shprehur respektin dhe nderimin për sakrificat e heronjve të kombit, duke theksuar rëndësinë e kujtimit të luftës dhe të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Lavdi! Ata janë shembuj të luftës dhe sakrificës, dhe ne do të vazhdojmë të mbajmë gjallë kujtimin për ta”, shkroi Buja në postimin e tij.