Tentim për përleshje në ndeshjen Ferizaj-Prishtina, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Tentim për përleshje në ndeshjen Ferizaj-Prishtina, policia jep detaje

    Insajderi
    28 September 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy policë janë lënduar në parandalimin e një përleshje mes tifozëve të Prishtinës dhe Ferizajt në Ferizaj në kuadër të Superligës së Kosovës. Katër prej tifozëve janë shoqëruar në stacion.

    Ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi jashtë tribunave pati tentim për përleshje.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli bëri të ditur se dy policë kanë pësuar lëndime trupore, kurse katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

    “Me datën 28.09.2025 pasi ka filluar ndeshja futbollistike për garat e Superligës së Kosovës, në mes të Ferizajt dhe Prishtinës, policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve jashtë tribunave. Me këtë rast policia ka shoqëruar 4 persona në stacionin policor në Ferizaj për intervistim, ndërsa dy pjesërë të policisë kanë pësuar lendime trupore dhe për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Janë marrë masat shtesë nga policia për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje”, bëri të ditur Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark